Florian Kamberi ka bërë zgjedhjen, do të jetë pjesë e Shqipërisë

0
155

Një lajm i bujshëm vjen për Kombëtaren e Shqipërisë, sa i përket një sulmuesi me kualitet të madh. Flitet për një futbollist si Florian Kamberi që nuk e kemi në organikë sa i përket kualiteteve të ngjashme. Kjo pasi Kamberi ka aftësi të mira jo vetëm finalizuese, por edhe në driblime, për të zgjidhur ndeshjen i vetëm.

Ekipi ku bën pjesë është Hiberniani, ndërsa në përballjen e fundit arriti t’i shënonte Cëltic. Siç raporton “Sporti në RTV nga Dukagjini”, Kamberi ka pranuar të luajë për Shqipërinë. Vetë futbollisti kishte deklaruar se ishte Zvicra, Kosova dhe Shqipëria që e kërkonte para pak javësh.

Ndërkohë që nëpërmjet një burimi nga familja e Kamberit, e njëjta media në Kosovë shprehet se sulmuesit të Hibernianit i është thënë se mund të vijë edhe për ndeshjet e nëntorit kundër Andorrës dhe Francës.