Florian Marku deklason serbin për 3 minuta (Video)

0
478

Kampionit shqiptar Florian Markut i janë dashur vetëm tre minuta për ta mposhtur serbin Sladjan Dragisic.

Ndeshja, që u zhvillua në kafaz dhe përfshin stil të lirë të arteve marciale, është fituar nga shqiptari shumë shpejt, e cila zgjati vetëm 101 sekonda, ndërsa më pas serbi ra në tokë i dorëzuar.

Kjo ndeshje u zhvillua në sallën “Asllan Rusi” në Tiranë.

Kampioni shqiptar, menjëherë pas sfidës dha një intervistë për Supersport, ku tregoi synimin e tij madhor, të garojë dhe të triumfojë në UFC.

Urime Florian! Një fitore shumë e shpejtë, ashtu siç e patët premtuar…

Me sportistë si ky, ndeshem me 3 njëherësh, pasi ishte i një niveli shumë të dobët. Gjithsesi përzgjedhja e kundërshtarëve nuk është në dorën time, por të menaxherëve, ndaj nuk kam çfarë të bëj.

Tani edhe dy ndeshje dhe mund të garoni në UFC…

Po, maksimumi 2-3 ndeshje dhe do të më shikoni në UFC. Atje jam gati të garoj dhe të ngre lart flamurin shqiptar. Do të jetë e vështirë sa të futem në UFC, sepse pastaj jam i bindur që rripi do të jetë i imi.

Florian Marku vazhdon të jetë pa humbje në këtë sport.