Florian Marku fiton ndaj Charlton në Londër

Florian Marku ka arritur ta fitojë meçin ndaj Rylan Charlton në eventin e sotëm në boks.

Boksieri shqiptar arriti që me goditjet e tij të fuqishme në raundin e tetë ta detyrojë ekipin e britanikut ta hedhë peshqirin.

Kjo fitore vjen pas barazimit në dhjetor, çka ishte e papranueshme për Markun.