Forca Detare shqiptare shpëton 3 persona në Karaburun

Kanë parë tmerr me sy mbrëmjen e sotme tre persona, teksa kanë mbetur në det të hapur pranë Karaburunit.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se mjeti i tyre lundrues me emrin “Aleksi” ka pësuar defekt dhe ata kanë mbetur në mëshirën e dallgëve pranë Gjirit të Shën Janit.
Fatmirësisht iu ka ardhur në ndihmë Forca Detare shqiptare, e cila i ka marrë në bord tre personat dhe i ka nxjerrë në tokë. Mësohet se mjeti i tyre kishte pësuar defekt në linjën e aksit. Mjeti me defekt u rimorkiua në Triport nga anija “Mati” e Forcës Detare.

Lini një Përgjigje