“Forca e ligjit”, 175 persona të arrestuar dhe 20 milionë euro pasuri të sekuestruara

Operacioni “Forca e ligjit” ka zhvilluar 22 operacione ndaj 11 grupeve strukturore kriminale që ka sjellë arrestimin e 175 personave dhe sekuestrimin e 20 milionë eurove, aseteve kriminale.

Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama theksoi se “gjatë gjithë këtij harku qeverisje janë sekuestruar 160 milionë euro asete kriminale që është 10-fishi i sekuestrimit të 8 viteve të qeverisjes së atyre që sot janë rrugëve, njësoj siç ishin rrugëve të mbetura gjatë qeverisjes së tyre”.

“Ne e kemi çrrënjosur kanabisin si fenomen të trashëguar e kudondodhur dhe në 6 muajt e parë të 2018 kemi një rritje të mëtejshme të procedimeve, të cilat në vitin 2017 ishin 15% më shumë sesa një vit më parë dhe çdo vit ato rriten, në 51% në vitin e kaluar”, – nënvizoi kryeministri.

Sot, shtoi Rama, 91% e autorëve të veprave penale në fushën e kultivimit apo trafikimit arrestohen.

“Janë vetëm përqindja e mbetur në kërkim”, – tha Rama./atsh