Ford Transit i modifikuar nga MS-RT

0
188

Kompania për modifikimin e veturave, MS-RT ka shndërruar një veturë “pune” në një veturë qejfi.

Ata kanë modifikuar një Ford Transit duke i dhënë një dukje sportive me modifikimet e trupit si dhe vendosjen e rrotave me madhësi 18 inç nga OZ Racing me goma Hankook Ventus S1 evo.

Sa i përket performancës, ky model vjen me motor me naftë me 168kf me transmision automatik dhe manual me gjashtë shpejtësi.