Formacionet e mundshme: Barcelona – Real Madrid

Barcelona dhe Real Madridi do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e parë në kuadër të Kupës së Mbretit.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në ‘Camp Nou’, ndërsa Leo Messi pritet të startoj nga minuta e parë.

Për Barcelonën pritet që në sulm të jetë Philippe Coutinho, pasi Ousmane Dembele nuk është i gatshëm të luajë për 90’ minuta, pas lëndimit që e kishte në kyçin e këmbës.

Më poshtë, ua sjellim formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Barcelona: Ter Stegen; Sergio Roberto, Gerard Pique, Lenglet, Jordi Alba; Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Arturo Vidal;, Coutinho, Suarez, Messi.

Real Madrid: Navas; Dani Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo;, Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro; Vinicius, Benzema, Bale.