Formacionet e ndeshjes miqësore Shqipëri-Kosovë

0
278

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë sonte një ndeshje miqësore e cilësuar më shumë si vëllazërore.

Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës do të takohen sonte në stadiumin “Letzingrund” në Zürich të Zvicrës nga ora 20:00.

Christian Panucci ka punuar taktikisht, duke përzier futbollistët e reparteve, pa e rreshtuar skuadrën në fushën e lojës me 11-she të plotë.

Me skemën e pritshme 4-4-2, italiani pritet që të bëjë disa zëvendësime gjatë ndeshjes në vijim.

Gjersa edhe Bernard Challendes pritet të ndryshoj paksa renditjen e lojtarëve duke luajtur me 4-2-1-3.