Formacionet zyrtare: Angli U21 – Kosova U21

Kosova U21 do të luajë ndeshjen e katërt kualifikuese për Euro 2021, shkruan fokusi.info.

Skuadra e Kosovës U21 do të përballet me skuadrën e Anglisë U21.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes, ndërkohë që Rafet Prekazi e ka nisur me pak ndryshime nga përballjet e kaluara formacionin zyrtar.

Arton Zekaj do të debutojë për herë të parë për “Dardanët” e rinj, teksa zëvendëson Mujën në mesin e fushës.

Në portë mbetet Florijan Smakiqi.

Sistemi mbetet ai i njëjtë 3-5-2 e Mirlind Dakun dhe Lirim Kastratin në vijën e parë të sulmit.

Lini një Përgjigje