Formacionet zyrtare: Barcelona – Atletico Madrid

0
233

Sonte në orën 20:00, Barcelona dhe Atletico Madrid do të luajnë midis tyre për të përcaktuar finalisten tjetër të Superkupës se Spanjës.

Trajneri Valverde, do të hedhë në sulm tredhëmbëshin, Messi, Suarez, Griezmann.

Bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i Arturo Vidal, i cili përflitet për një largim nga ekipi. Treshja e mesfushës plotësohet me De Jong dhe Busquets.

Në mbrojtje do të luajnë, Sergio Roberto, Pique, Umtiti dhe Jordi Alba, ndërsa në portë do të jetë Neto pasi Ter Stegen është i dëmtuar.

Nga ana tjetër, Simeone aktivizon në majën e sulmit, Morata dhe Joao Felix. Mesfusha do të jetë e përbërë nga Saul, Thomas, Herrera, Angel Correa.

Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Trippier, Felipe, Savic dhe Lodi, ndërsa katërkëndëshi i portës do t’i besohet Jan Oblak.

Më poshtë keni dhe reshtimin e të dy skaudrave për këtë sfidë.