Formacionet zyrtare Bayern-Liverpool

0
51

Sapo janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes Bayern-Liverpool, e vlefshme për 1/16-at e Champions League. Ndeshja e parë, e luajtur në Angli, është mbyllur në barazim pa gola.

Trajneri Niko Kovac i Bayernit ka preferuar veteranin Franck Ribery si titullar sonte dhe jo Kingsley Coman. Shpjegime të mëtejshme do i marrim më vonë.

Për sa i përket formacionit të trajnerit Jurgen Klopp, 11-shi ishte 99% i parashikueshëm, kështu që nuk ka surpriza.

Bayern: Neuer; Rafinha, Sule, Hummels, Alaba; Thiago, Martínez, James Rodríguez; Gnabry, Lewandowski, Ribéry.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Milner, Henderson; Salah, Firmino, Mané.