Formacionet zyrtare: Roma-Porto

Roma dhe Porto zhvillojnë përballjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, e cila fillon në ora 21:00.
Giallorossët janë nikoqirë të skuadrës portugeze në Stadio Olimpico, ku do të përpiqen të nxjerrin rezultat sa më të mirë para ndeshjes kthyese.
Trajnerët Eusebio Di Francesco dhe Sergio Conceicao i kanë gati ekipet e tyre për këtë sfidë shumë të rëndësishme.
Këto janë formacionet e të dyja skuadrave:
Roma: Mirante; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, De Rossi, Pellegrini; Zaniolo, Dzeko, El Shaarawy.
Porto: Casillas, Militao, Felipe, Pepe, Alex Telles, Danilo, Herrera, Otavio, Fernando Andrade, Soares, Brahimi.