Formacionet zyrtare/ Shqipëria ndryshon në gjithë drejtimet, Manaj dhe Cikalleshi titullarë

Shqipëria do të luajë sot në orën 20:45 përballjen ndaj Islandës, në një mbrëmje që pritet të vendosë shumë për fatet e këtij grupi. Fitorja me Islandën është më shumë se detyrim, për të mbajtur ende gjallë shpresat e kualifikimit në Europian.

Ndërkohë trajneri Reja ka bërë edhe disa ndryshime sa i përket takimit të sotëm, që te skema e lojës, duke e krahasuar me skuadrën që zbriti në fushën e lojës kundër Francës e mbyllur në shifrat 4-1.

Më poshtë mund të gjeni edhe formacionet zyrtare të takimit: