Formacionet zyrtare: Villareal – Barcelona

0
269

Villarreali luftën për mbijetesë në La Liga do ta vazhdojë ndaj kundërshtarit më të vështirë të mundshëm, liderit Barcelonës.

Villarreali e pret Barçën në ‘Estadio de la Ceramica’ në Villarreal, në një ndeshje të vlefshme për javën e 30-të, që nis në orën 21:30.

Lionel Messi është lënë në stol nga trajneri Ernesto Valverde për këtë ndeshje.

Nëndetësja e verdhë është vetëm një pikë larg zonës së rënies nga liga, prandaj pikët i duhen si asnjëherë më parë.

Barcelona, në anën tjetër, ka dhjetë pikë më shumë se përcjellësi i parë në renditje, Atletico Madridi, dhe është në rrugë të sigurt për ta mbrojtur titullin.

Formacionet zyrtare: