Fortesa Orana dhe Blodin Pakashtica, kualifikohen në finalen e Kampionatit Ballkanik

Fortesa Orana dhe Blodin Pakashtica, janë kualifikuar në finale të Kampionatit Ballkanik të karatesë, konkurrenca e seniorëve, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Ky njoftim u dha përmes Facebook nga Federata e Karatesë e Kosovës.

“Finalistja e parë nga Kampionati Ballkanik Fortesa Orana kategoria mbi 68 kilogram arriti të fitoj 3 duele deri në finale.

Finalisti i dytë nga Kampionati Ballkanik Blodin Pakashtica kategoria deri 75 kilogram arriti të fitoj 4 duele deri në finale”.

Finalet do të zhvillohen në ora 18 sipas orës së Turqisë, 16 sipas orës lokale të Kosovës.