Fortesa Orana fiton medaljen e artë, e mposhtë serben Vikovac

Fortesa Orana e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për senior, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Karateistja jonë e mposhti në finale serben Andriana Vikovac, në kategorinë +68 kg.

Ndërkohë, Blodin Pakashtica, i cili u mposht në finale nga Mursel Misini, karateisti shqiptar nga Maqedonia, në kategorinë -75 kg, fiton medaljen e argjendtë.

Medaljet e arta të Fortesës dhe Murselit, si dhe medalja e argjendtë e Blodin Pakashticës janë sukses i madh për sportin shqiptar.