Foto nga lufta e Kosovës të shkrepura nga fotografi i Reuters i cili vdiq dje

Një nga fotografët më të njohur ndërkombëtar, Yannis Behrakis, i cili ka pasqyruar shumë luftëra duke përfshirë edhe luftën në Kosovë në vitet 1998-1999, ka vdekur në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Me foto të bërë gjatë luftës në Kosovë, Behrakis ka fituar edhe çmim ndërkombëtar.
Një nga fotot e tij që kishte marr vëmendjen e të gjithë botës ishte nga luftërat në ish-Jugosllavi, të bërë në vitin 1998, ku kjo foto tregonte bartjen e një 2-vjeçari të vrarë shqiptar duke u bartur në arkivol.
Më poshtë i keni disa nga fotot e tij nga lufta e fundit në Kosovë, të cilat janë pasqyrim i krimit dhe gjenocidit serb në Kosovë.