Frutat që përmbajnë më së shumti pesticide

681

Dredhëzat (Luleshtrydhet) janë fruti që kryesojnë sërish listën e prodhimeve me nivelin më të lartë të pesticideve, e cila përpilohet çdo vit nga Grupi i Punës për Mjedisin (Environmental Working Group-EWG).

Të dhënat e grupit të analizuara nga Departamenti Amerikan i Agrikulturës tregojnë se afro 98% e mostrave të spinaqit, nektarinës, qershive dhe mollëve kanë në përmbajtje vetëm 1 pesticid, ndërsa një mostër e vetme e luleshtrydheve ka 20 lloje të ndryshme pesticidesh. Pesticidet mbeten tek frutat dhe perimet edhe pas larjes së tyre, madje, në disa raste, edhe pasi u hiqet lëkura.

Luleshtrydhet kanë kryesuar gjithashtu listën “Dirty Dozen” të prodhimeve bimore me më shumë pesticide për vitin 2018.

Ja lista :Dirty Dozen” 2018 për prodhimet bimore me më shumë pesticide:

  1. Luleshtrydhet
  2. Spinaqi
  3. Nektarina
  4. Molla
  5. Rrushi
  6. Pjeshka
  7. Qershitë
  8. Dardha
  9. Domatet
  10. Selinoja
  11. Patatet
  12. Specat

Ndërsa 15 produktet me më pak pesticide janë:

  • Avokado
  • Misri
  • Ananasi
  • Lakra
  • Qepa
  • Bizelet e ngrira
  • Papaja
  • Shpargu
  • Mango
  • Panxhari
  • Pjepri
  • Kivi
  • Pjepri melandë
  • Lulelakra
  • Brokoli

Kjo listë është përpiluar në bazë të testimeve laboratorike të kryera nga FDA dhe Departamenti Amerikan i Programit për Testimin e Pesticideve. Në studim janë përfshirë rreth 39 mijë mostra. Testimet kanë zbuluar 230 pesticide të ndryshme të gjendura tek produktet. /Dita