Fshati Samadrexhë i Vushtrrisë shpallet vatër e përhapjes së COVID-19

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bëri të ditur se ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim sot që fshati Samadrexhë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.

Tutje Tahiri tha se personi i diagnostikuar me COVID-19 dhe kontaktet e bëra janë rekomanduar të vetizolohen, transmeton Indeksonline.

Deri tani 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Ministria e Shëndetësisë, sot ka marrë vendim që Fshati Samadrexhë, i komunës tonë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.

Personi i diagnostifikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen. 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ.

Policia e Kosovës, Stacioni në Vushtrri do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë fshat.

Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër.

Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin