FSHF arrin marrëveshjen me trajnerin e ri kuqezi, zyrtarizimi i tij nga nesër

Emërimi i trajnerit italian, Edy Reja është vetëm çështje orësh.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se trajneri 73-vjeçar ka arritur një marrëveshje me presidentin Armando Duka dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet nga dita e nesërme.

Italiani do të zëvendësojë trajnerin Christian Panuccin dhe do të drejtojë kuqezinjtë deri në fund të kualifikueseve Euro 2020.