FSHF ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Panucci

0
357

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

Kjo ka ardhur pas serisë së rezultateve të dobëta të kombëtares e vçanërisht pas humbjes dëshpëruese në “Loro Boriqi” nga Turqia.