FSHSK: Vazhdimi i pezullimit të Ligjit të Pagave është turp, ofendim dhe degradim

0
216
Foto ilustrim

Federata Sindikale e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi e ka shprehur pakënaqësinë ndaj vazhdimit të masës për pezullimin Ligjit të Pagave deri më 30 qershor 2020.

“Turp, ofendim, degradim, në këtë kohë të kësaj lufte globale merren vendime pikërisht kundër”Heronjëve” dhe nga kush…institucioni më i lartë i drejtësisë.Provokohet situata mu në kohën kur neve mendojmë për shëndetin e popullatës e disa të tjerë po mendojnë për kolltuqet e buta dhe pagat e tyre marramendëse “, njofton Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës.

FSHSK thekson do të pres që pas kalimit të kësaj pandemie do të shikojnë për marrjen e masave.

“Apo ndoshta po pritni të ju themi ne nuk punojmë më. Jo gabim e keni ne me popullin jemi dhe do të jemi, e ju nuk e di me kend.Në fund FSSHK do pres fundin e kësaj Pandemie e pastaj marrim vendime.Populli le të rrin i qetë e ju kursesi Jo, do jipni përgjegjësi së paku para Zotit”.