FSK-ja në operacionin e kërkimit për të zhdukurin në Liqenin e Batllavës

0
192

Me vendim të Ministrit në largim të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe me urdhër të komandantit të FSK-së, Rrahman Rama, pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), që nga orët e pasdites së të dielës janë duke marrë pjesë në operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Specialistët e FSK-së, qysh mbrëmë nga ora 20:00 e kohës lokale, kanë vazhduar me vlerësimin e situatës dhe kërkimin e personit të zhdukur, deri në orët e vona të natës, dhe sot që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke vazhduar operacionin e kërkimit.

Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla.

Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit të zhdukur.