Ftesë nga Specialja marrin edhe Elmi Reçica dhe Xhevahir Geci (foto)

0
237

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vazhduar me ftesa të tjera për ish-ushtarët e UÇK-së.

Mësohet se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica dhe Xhevahir Geci, janë dy figurat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Xhevahir Geci- Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral Brigade – FSK.

Elmi Reçica – Deputeti i Kuvendit të Kosovës, PDK.

E Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi.

Lajmin e ka konfirmuar vet Gashi ku ka bërë të ditur se do të intervistohet si i dyshuar.