Fury e konfirmon se kthehet nga pensionimi për Joshuan, thotë se do ta sfidojë edhe pa para

0
189

Anthony Joshua është emri që e josh shumë kampionin e WBC, Tyson Fury.

Fury është i vendosur që ta dëshmojë veten si më i miri britanik në peshat e rënda të boksit në gjeneratën e tij.

Për këtë, ai duhet të luftojë edhe me Anthony Joshua, por ky i fundit ka paraprakisht një meç me Oleksandr Usyk.

Gjithsesi, Fury thotë se është i gatshëm të luftojë edhe pa para kundër Joshua, vetëm për ta mposhtur atë.

“Ka të bëjë vetëm me paratë. Ai është Z. Biznesmen. Ai nuk është boksier”, ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

“Betohem, shpresoj që ai të fitojë revanshin ndaj Usyk, kështu që unë do të rikthehem nga pensionimi dhe të duelojë me të falas. Çfarëdo kushte qofshin, unë dua ta bëjë duelin me të në ‘Wembley’. E dua me hyrje falas dhe falas për të gjithë ndjekësit në Britani. Do ta luftojë në Angli, jo jashtë vendit për më shumë para; këtu, falas për njerëzit”, shtoi ‘Gypsy King’.

Anthony Joshua do të përballet me Oleksandr Usyk më 20 gusht, në Jeddah të Arabisë Saudite.