Fushë-Kosova do të bëhet me shtatore të Adem Jasharit

Shtatorja e legjendarit Adem Jashari me 28 nëntor të këtij viti pritet të vendoset në Fushë Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

“Ndihem shumë krenar dhe tepër i lumtur qe kam arritur që kjo figurë e lartë kombëtare të vendoset në qytetin e Fushë Kosovës. Tashmë Legjendari po bëhet gati në bronz”.