Futbollisti i Kosovës ia siguron fitoren Vikingut me dy gola të çmendur

Ylldren Ibrahimaj ka shkëlqyer në fitoren e Vikingut.

Talenti i Kosovës ia ka siguruar tri pikë skuadrës së tij në udhëtim te Sarpsborgu, sfidë që përfundoi 2-1.

Ibrahimaj i realizoi të dy golat për Vikingun në minutat 60’ dhe 72’.

Në këtë sfidë për Vikingun u paraqiten edhe Zymer Bytyqi dhe Berisha.

Nga ana tjetër, Odd i Elbasan Rashanit është mposhtur në shtëpi nga Start me rezultat 1:2.

Sulmuesi i Kosovës luajti vetëm 44 minuta në këtë sfidë./Gazeta Express/