Futbollisti i njohur brazilian ‘çmendet’ pas këngës së Ledrit ‘Rio’ (video)

Portieri i famshëm shqiptarë Tomas Strakosha i cili mbron ngjyrat e Lazios në kampionatin italian dhe është gardiani i portës së Kombëtares së Shqipërisë, është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë, shkruan Indeksonline.

Ai po shijon sukseset e tij, derisa po shijon pushimet në bregdetin e Greqisë, ku ka takuar edhe ish shokun e skuadrës, brazilianin Felipe Anderson.

Me sa duket Strakosha i ka treguar Felipe Andersonit këngën e fundit të Ledrit “Rio”, e cila menjëherë i është bërë fiksim futbollistit brazilian.

Portieri shqiptar ka publikuar një video ku shihet Felipe Anderson duke u argëtuar me këngën e Ledrit dhe Strakosha shkruan:
“Ke çmend edhe brazilianët me rion”: shkruan Strakosha