Futbollisti kosovar që po shkëlqen në Skoci do t’i bashkohet Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po shkëlqen në arenën ndërkombëtare.

Kosova e drejtuar nga përzgjedhësi zviceran Bernard Challamdes, nuk ka pësuar humbje në 14-të ndeshjet e fundit duke thyer rekord dhe duke u bërë skuadra e vetme që ka pësuar kaq pak humbje në Evropë.

Tashmë futbollistët shqiptarë që po bëjnë karrierë në Evropë, nuk po hezitojnë që t’i bashkohen Kosovës.

Sulmuesi Florian Kamberi mund t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Futbollisti luan me sukses ne Premiershipin e Skocisë me ekipin Hibernian, ndërsa e ka përfaqësuar edhe Zvicrën në ekipin U-21.

Florian Kamberi mund të luajë për Kosovën në ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

Kamberi ishte lindur në Zvicër dhe kishte luajtur për ekipin U-21 të Zvicrës.

Mirëpo, ai ka mundësi të luajë për Kosovën falë babait të tij, Pashkut.

Lajmi është konfirmuar nga gazeta e madhe angleze ‘The Sun’, transmeton Zëri..

Kosova është e treta në Grupin A, duke e mposhtur Bullgarinë një herë dhe duke barazuar një herë, ndërkohë që ka barazuar edhe me Malin e Zi.

Dhe, “SunSport” mëson se 24 vjeçari mund të ftohet nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet në “Fadil Vokrri” dhe “St Mary’s Stadium”.

Kamberi ka realizuar 12 gola sezonin e kaluar me Hibernianin, me të cilin nënshkroi kontratë trivjeçare pasi ishte huazuar për një vit nga Grasshoppersi.

Ai ka luajtur edhe në Gjermani me ekipin Karlsruher. Tash, Florianin e kërkon klubi kroat, Osijek.

Me Kamberin, Kosova mund ta ketë një opsion tjetër për sulm në të ardhmen.

Ndryshe, ditë më parë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar se edhe talenti i Hannoverit në Bundesligën gjermane, Florent Muslija pritet që ti bashkohet Kosovës.

Muslija më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U-20.

Vlera e tij në treg është 20 milionë euro.