Futbollisti në lokal nate dhe përleshje me shishe qelqi – detaje të reja për vrasjen e 20-vjeçarit nga Drenoci

0
418

Erion Morina, 20-vjeçari nga Drenoci i Malishevës është gjetur i vdekur sot në Bergamo të Italisë. E gjithë ngjarja kishte ndodhur në mëngjesin e së enjtes, ku Morina kishte qenë në një lokal.

Aty kishte filluar një zënkë mes tij dhe një personi tjetër. Sipas mediave italiane, Morina ishte goditur me një shishe të qelqit në kokë, e më pas ishte tërhequr zvarrë 50 metra, derisa ishte hedhur trupi i tij në lum. E gjithë ky version sipas mediave italiane është dhënë nga hetuesit italian.

Karabinierët janë duke u marrë me rastin e të riut kosovar, ku i dyshuari është ndalur edhe është në mbajtje.

Trupi i Erion Morinës, nga lumi është nxjerr nga zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga policia lokale./Gazeta Sinjali