Futsall/Kosova e mposhti Andorën, kualifikohet në “Main Round”

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore edhe në duel me Andorën në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror “Lituania 2020” në futsall dhe kësisoj e ka siguruar pjesëmarrjen në rrethin e ardhshëm kualifikues “Main Round”.
Pas fitores kundër Norvegjisë,  djelmoshat  e Ramadan Cimilit e mposhtën Andorën, me rezultat 3:1, duke i mbyllur garat e Grupit B të parakualifikimeve në Minsk të Bjellorusisë me 6 pikë.
Presidenti Agim Ademi ka përgëzuar të gjithë lojtarët, shtabin teknik në krye me Ramadan Cimilin dhe përgjegjësit e futsallit për këtë sukses, duke uruar për suksese tjera. “Ju lumtë djema. Vazhdojmë sivjet me suksese tjera nën moton ‘krenari dhe përgjegjësi”, ka theksuar presidenti Ademi në urimin për Përfaqësuesen e Kosovës në futsall.