Gabimet e partive politike dhe pritjet e qytetarëve për zgjedhje

Shkruan: Burim Gjaka

Në kohën kur tashmë pritet vendimi për ta caktuar datën e zgjedhjeve, partitë politike vetëm se kanë filluar ta sulmojnë gjahun e tyre për ta sigurur ndonjë kokërr më shumë, pa zgjedhur as formën dhe as mënyrën se si të bëhët kjo punë. Vend e pa vend, kohë e pa kohë dhe pa i respektuar për asnjë moment masat anti Covid liderët politik dhe të nënshtruarit e tyre kanë filluar me shumë efuri ofanzivën. Duke pasur parasysh situatën pandemike dhe gjendjen jo të mirë të vendit në të gjitha aspektet, secili prej tyre duhet të jetë më i matur në çdo veprim që e bënë tashmë. Pozitat kyqe të vendit i kemi me ushtrues detyre, Presidenca, Qeveria, Policia, AKI-ja, ATK-ja Dogana etj, si asnjëherë më parë, dhe kjo duhet të jetë shqetësuese për të gjithë, më shumë sesa fati politik i individëve. Poashtu edhe fati i liderëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë, duhet të jetë problem në vete. Për hir të tyre partitë politike këtë fushatë zgjedhore duhet ta orjentojnë nga një qasje unifikuese dhe asesi përqarëse si e kanë nisur.

Qytetarët janë të stërlodhur dhe në këtë fushatë nuk do të donin të shihnin liderë politik dhe parti politike të cilët nuk e peshojnë fare fjelën e tyre por në rend të parë e vendosin rritjen e votës me çdo kusht, duke dëmtuar shpeshë qytetarët dhe interesat e vendit. Në vazhdim do të pasyrojmë atë së çka nuk do të duhej të bënin para zgjedhjeve 3 partitë kryesore të vendit VV, LDK dhe PDK ( partitë tjera do i trajtojmë në një publikim tjetër) ngase qytetarët nuk mund t`i përbijnë më të tilla gënjeshtra dhe premtime koti.

Lëvizja Vetvendosje si partia më e madhe në vend nuk do të duhej më që platformën e saj ta ndërtoi duke përdor fjalorin patriotik dhe duke krijuar kauza të paqena siq janë: bashkimi kombëtar, flamuri, hymni etj. sepse më nuk shiten. Poashtu duhet ndaluar shprehjet ofenduese ndaj partive tjera dhe duhet të mos përdoren vija të kuqe sepse kanë rënë ato. As akuzat ndaj partive që kanë qenë në pushtet nuk duhet të zënë shumë vend në platformën e tyre zgjedhore ngase edhe vet ishin në pushtet për 50 ditë e poashtu janë duke udhëhequr 3 komuna si Mitrovica e Prizreni dhe së fundi Podujeva dhe nuk janë dëshmuar se dallojnë shumë nga partitë tjera, as në udhëheqje, as në nepotizëm e as në krim ekonomik.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk guxon që kampamjën e tyre zgjedhore ta ndërtojnë mbi fatin e personaliteteve të vrarë paslufte sepse e kanë pasur disa herë pushtetin dhe nuk e kanë bër asnjë hap në zbulimin e këtyre vrasjeve. Të punojnë në praktikë sa më shumë që të zbulohen dhe dënohen vrasësit e tyre, por jo t`i përdorin si kartë vetëm në zgjedhje Poashtu nuk bën asesi të tentohet të fitohen vota duke u thirrur në emrin e Ibrahim Rugovës sepse e kanë dëshmuar që këtë e bëjnë vetëm për vota, Asnjëherë nuk janë lodhur fortë për familjen e Ibrahim Rugovës kur nuk ka pasur zgjedhje. Ish Presidentin Rugova t`ia lënë historisë sepse vetëm po e dëmtojnë duke e përdorur në fushata zgjedhore.

Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet që fushatën zgjedhore ta bazoj në një fjalor duke u thirrur gjithmonë në luftën e UÇK-së sepse tashmë janë bër dy dekada që ajo pjesë ka mbaruar. As nuk duhet shumë të viktimizohen për mungesën e kryetarit Veseli, por duhet të angazhohen shumë dhe të fuqizohen me vota e fuqi politike për ta bër krenar z.Veseli dhe për t`i ndihmuar më lehtë atij. PDK nuk guxon ti futet garës e shkapërderdhur dhe pa ndarje të saktë të detyrave dhe në mungesë të një plani dhe strategjie të saktë të veprimit. Gara për PDK-në nuk guxon të filloj pa një besatim dhe unitet të lidershipit të saj në dy komunat e Drenicës sepse aty është “hambari” i kësaj Partije dhe nëse aty qalon nuk e pret e ardhëme e sigurt. Asesi gara nuk duhet nisur për vendin e dytë sepse ashtu vetëm se e ndihmojnë partinë e parë që të grumbulloj rrethë vetës elektoratin e pavendosur.

Qytetarët e vendit do të donin që në këto zgjedhje të shinin lista të këtyre partive me kandidatë të shkolluar, që kanë unin e tyre, janë njohës të problemeve, kanë elektorat dhe besueshmëri në zonat e tyre.

Qytetarëve do t`u rritej dëshira për të jetuar këtu nëse në këto lista nuk shohin njerëz të dënuar e as të hetuar për krime të ndryshme e edhe ekomnomike. Gjithsesi në këto lista duhet t`u ipet hapsirë e mjaftueshme të rinjëve dhe femrave të menqura. Kriter për futje në këto lista duhet të merret suksesi në të kaluarën, ekspertiza, ndershmëria etj, por asesi bukurija dhe paraja. Nuk i duhen as pensionistët Kuvendit, nëse janë ekspert të ruhen për ekzekutiv.

Pritjet e qytetarëve janë që në këtë fushatë të shohim platforma të mirëhartuara dhe që në esencë të tyre është mirëqenja e qytetarëve, asesi patriotizmi i rremë. Platformat politike duhet të ndërtohen më këmbë në tokë, ngase qytetarët kanë shumë halle. Këta liderë duhet të na bindin me argumente se si do ta rritin numrin e të punësuarve, si do ta bëjnë rritjen e pagave dhe kushtet e puntorëve të sektorit privat, si do ta bëjnë ngritjen e pagave dhe mirëqenjen e punëtorëve në sektorin publik, si do të bëjnë ngritjen e cilësisë dhe performancës në arsim, shëndetësi, drejtësi, siguri, si do ti rrisnin pensionet dhe asistencën sociale etj. Partitë politike duhet që theks të veqantë në këto zgjedhje t`i japin krijimit të infrastrukturës shëndetsore duke krijuar kushte që qytetarët tanë mos të vdesin në mungesë të barnave dhe mungesave tjera në spitale. Partitë të cilat arrijnë t`i përfshijnë këto në planet e tyre reale dhe të llogarisin në realizimin e tyre mund të kërkojnë votat e qytetarëve.

Mbi të gjitha qytetarët e Kosovës luten që në këto zgjedhje këta liderë politik t`i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetsore dhe të mos i rrezikojnë qytetarët me grumbullime pa nevojë. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve është më e rëndësishme sesa vota në zgjedhje prandaj do të donim të shihnim politikanë të tillë. Fundja Kosovën e kemi të përbashkët prandaj të kujdesemi të gjithë për të!

Lini një Përgjigje