Gani Geci e lidh me një mesele mos arritjen e marrëveshjes LVV – LDK: Po don mu rrëzu qafën don me thy

0
285

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës Gani Geci mos arritjen e marrëveshjes LVV dhe LDK e ka lidhur me një mesele që sipas tij e ka mësuar sa ka qenë i vogël në odata e Drenicës.

Ky është postimi i plotë i tij”

“I kemi pas ni nip të pleqëve Osman Havollin edhe vishin me nejt te na ka një javë rrishin.

Unë isha i ri atëherë dhe ju bajsha hyzmet ne odë e ni dit me tha ngo ti daja i vogël :

Kur të rritesh, kurrë mos lakmo me hyp nalt me vnu sanen a kashten a pa i pas këta që ta dhanë sanen nga poshtë të besueshëm , ma mirë rri poshtë e jepjav sanen tjerëve qe dojn me hyp nalt.

Pse nipash me nejt poshtë ma mirë nalt?!

Me hyp nalt me vnu sanen e mos me i pas kta poshtë të besueshëm që edhe ta japin edhe të tregojnë kah po shkon sana e mullari rrëzohesh me gjithë sanë, e me mullarë e munesh edhe me thy edhe qafën e me kanë në tokë ma mirë është.

Pra, nëse këta që janë poshtë nuk i tregojnë kah me ja majtë, ati që është nalt ai kurrë se sheh vetën, kah është tu ja majtë,edhe pom doket se qetyne tonve qe janë hip naltë edhe të LVV-së edhe të LDK-së nuk po ka kush me ju tregue kah jan tu ja majtë e pak pa ja qitë lmeztë po don mu rrëzu qafën don me thy”.