Gani Geci kritikon ashpër Vjosa Osmanin

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, është përfshirë në debatin e fundit mes Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut.

Në një shkrim në Facebook, Geci ka thënë se në fushatën e fundit ai ka qenë pjesë e tubimeve dhe se Vjosa Osmani i ka marrë votat e votuesve të LDK-së, e jo të Vetëvendosjes.

Ai kritikon ashpër Vjosa Osmanin se sikur po i falënderon votuesit e Vetëvendosjes që e kanë votuar Albin Kurtin, e jo strukturat e LDK-së.

Postimi i Gecit:

Te dashur miqë,

Vjosa Osmani duhet ta dijë se kudo që kemi shkuar në zgjedhjet e fundit në këtë fushatën e fundit gati në 99 % të fushatës kam qenë edhe unë aty dhe e njofë shumë mirë strukturen e LDK-es dhe në vend që ti falenderon strukturat e LDK-së në secilën komunë veç e veç që i organizuan zgjedhjet dhe pritjen madheshtore dhe udhëzuan votuesit që fillimisht ta votojnë Vjosa Osmanin pastaj deputetët tjerë.

Ajo sikur po i falenderon votuesit e VV që e votuan Albin Kurtin!

Pavarësisht problemeve të Vjosa Osmanit me kryesinë e LDK-es votat i ka marr nën logon e LDK-së dhe jo te VV-es.

Lini një Përgjigje