Gani Koci: Kërkesa e Haradinajt për konferencë ndërkombëtare, kthim në pikën zero për Kosovën

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik dhe anëtari i PDK-së, Gani Koci në një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj drejtuar vendeve të QUINT-it.
Koci ka shkruar se kërkesa e tij për ta organizuar një konferencë ndërkombëtare, është kthim në pikën zero.
Ai është shprehur se Kosova i ka përfunduar konferencat ndërkombëtare më 17 shkurt 2008.
“Kërkesa e Kryeministrit për një Konferencë te re nderkombëtare, pavarësisht kërkesave e kushteve të tij, është kthim në pikën zero të pozicionit të Kosovës! Ne e kemi perfunduar me Konferencat nderkombëtare më 17 shkurt 2008!”, ka shkruar Koci.