Ganimete Musliu: Vjosa Osmani s’mund ta luftojnë korrupsionin, asaj nuk i është besuar as partia

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund ta luftojë korrupsionin pasi ka kandidate për kryeministre që nuk ia kanë besuar subjektin, njofton Klan Kosova.

”Nuk mund ta luftojë LDK korrupsionin, meqë një kandidate për kryeministre që këta e kanë nominu, që nuk e ka besimin e partisë së vet. Vjosa Osmani nuk është kandidate e LDK-së. Nuk mundet një kryeministre që nuk iu është besu partia, me iu besu Kosova. Dhe kjo nuk e ka mbështetjen e partisë së vet e ka absolutisht të pamundur për ta luftuar korrupsionin.

PDK dhe kryeministri Veseli do t’a çojë deri në fund misionin kundër korrupsionit. Na përkrahën apo jo ata, do të na përkrahin qytetarët”.