Gashi: “Zullumet e Qeverisë Berisha në vitin 2008, ishin shumë herë më të mëdha se sa të Qeverisë Rama sot

Ish-Kryetari i LKÇK-së dhe ndihmës Komandant i Zonës Operative të Shalës në kohën e UÇK-së, z. Sabit Gashi në një postim në facebook i ka krahasuar dy qeveritë e Shqipërisë, atë të kaluarën në kohën e Sali Berishës dhe të tashmen e Edi Ramës. 
Postimi i plotë i tij në Facebook:
“Zullumet e Qeverise Berisha ne vitin 2008 ishin shumë herë më të mëdha se sa te Qeverisë Rama sot.
Më 2008 zullumi doli hapur me Gerdecin, kur Shqiperia ishte pranë anëtaresimit në NATO.
Duke qenë kështu Edi Rama si kryeopozitar, më kujtohet shumë mirë që për të mos i vendosur gurë nën rrota Qeverisë, në atë moment historik, ia pati rrahur shpatullat Kryeministrit Berisha për t’i thënë vazhdoje procesin i papenguar për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO.
T’i krahasojmë sjelljet e opozitës së sotme shqiptare, përballë një situate kur Shqipëria është në hapin e fundit për t’u bërë shtet kandidat për BE, me opozitën e atëhershme. Si nata me ditën.
Fatkeqesi jo vetem per Republiken e Shqiperise, por per gjithe shqiptarine”.

Lini një Përgjigje