Gatimi i zakonshëm i orizit po rrezikon shëndetin tuaj

Orizi është ndër ushqimet më të lehta për t’u përgatitur, por edhe tretet shumë lehtë në organizmin tuaj.
Mirëpo, sipas Andy Meharg një profesor në Universitetin Queens në Belfast, gatimi i zakonshëm i orizit paraqet rrezik për shëndetin, duke qenë se shumë Shumë lloje orizi janë të mbushura me arsenik për shkak të pesticideve dhe toksinave industriale që kanë mbetur në tokë.
Kështu, Mearg , provoi tri metoda të ndryshme të gatimit të orizit:
Së pari, ai gatoi orizin duke përdorur metodën tradicionale ku një gotë oriz përzihet me dy gota ujë, një metodë nga e cila orizi mbetej i mbushur plot me arsenic.
Në metodën e dytë, ai përdori pesë gota ujë për 1 gotë orizi. Kjo mënyrë gatimi bëri që orizi të humbte gati gjysmën e arsenikut në oriz.
Ndërsa sipas metodes se trete Meharg la orizin në ujë gjatë gjithë natës, përpara se të gatuante atë. Ai zbuloi se kjo mënyrë reduktonte arsenikun me 80%.
Mënyra e duhur e gatimit:
Lini orizin në ujë gjatë gjithë natës
Në një tenxhere shtoni në raport 5:1 ujë dhe oriz dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.