Gazeta zvicerane: Zhegrova, lojtari më spektakular në Zvicër

0
235

Edon Zhegrova ka bërë një kthesë të madhe në karrierën e tij.

Ylli i Kosovës, Zhegrova, ka kthyer gjithçka në favorin e tij, pas disa viteve ngecje me skuadrën e Genk, por edhe me Baselin.

Muajt e fundit të vitit të kaluar dhe fillimi i këtij viti kanë treguar një Edon krejtësisht tjetër. Lojtarit iu dha besim nga trajneri i Baselit, dhe ky besim u justifikua mjaft mirë.

Edoni madje shënoi edhe golin e fitores për Baselin, kundër Steaua Bucurest, më 16 janar. E pas këtij goli, ‘Blick’ ka një artikull të veçantë për Zhegrovën.

“Edon Zhegrova është lojtari më spektakular në Superligën e Zvicrës, shkruan ‘Blick’, transmeton lajmi.net.

Sot, ‘Blick’ gjithashtu ka publikuar edhe një shkrim për Zhegrovën, ku flitet edhe për prindërit e lojtarit, se sa ata e ndihmojnë Edonin.

Paraqitjet e mira të Zhegrovës janë lajm i mirë për të gjithë tifozët e Kosovës, pasi marsi po afron dhe aty do të kemi testin e madh në Ligën e Kombeve.

Zhegrova, me formën e tij të lartë, mund të jetë ndihmë e madhe për Kombëtaren e Kosovës, përcjell albinfo.ch.