Gazetari i Deutsche Welle: “Është pakorrektësi totale e dy partive që e kanë ulur bisedën në nivel të pazareve politike”

0
246

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë që pret nga Vetëvendosje dhe LDK-ja që sa më parë të marrin një vendim për bërjen e koalicionit.

Cani në Info Magazine në Klan Kosova ka theksuar se është i zhgënjyer me mënyrën e realizimit të bisedimeve mes këtyre dy partive.

“Është pakorrektësi totale e dy partive që e kanë ulur bisedën në nivel sa të flasin për pazaret politike. Populli ka shpresuar se po vjen një ‘Koalicion i Shpresës’. Jam i befasuar me nivelin e ulët të komunikimit mes tyre”.

Ai ka thënë që Vetëvendosje në veçanti kishte premtuar se shumë shpejt do t’i zgjidhë problemet.

“Vetëvendosje ngadalë por sigurt po ulet në terren dhe po e sheh që problemet politike nuk zgjidhen edhe aq shpejt siç kishin pretenduar”.

“LDK-ja po më befason me sjelljet e saj, pasi ata kanë përvojë më të gjatë se VV-ja të cilëve ndoshta edhe i falen disa gjëra pasi e kanë për herë të parë. LDK-ja s’duhet t’ia lejojë këto gjëra nëse e ka me të vërtetë bërjen e koalicionit”.

“VV dhe LDK do ishte mirë që ngadalë por sigurt të thonë që janë të gatshëm ose nuk janë të gatshëm për të bërë koalicion”.