Gazetari kroat: ‘Shqiponjën e bëjë nga dashuria për shqiptarët, jo për të provokuar ndokënd’

Gazetari i mirënjohur kroat, Velimir Bujanec është i ftuari i radhës në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin”.

Ai ka folur për shumë tema që i lidhin shqiptarët me Kroacinë derisa është shprehur falënderues që ka qenë i ftuar në emisionin e “GazetaBlic”, ku krejt në fund ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët të cilët i quan miq të pathyeshëm të Kroacisë.

Bujanec ka uruar që miqësia mes shqiptarëve dhe kroatëve të vazhdoj edhe më tuje e gjithë këtë e ka thënë derisa ka bërë shqiponjën dy krenare me duar, të cilën thotë se po e bënë nga dashuria e jo për ta provokuar ndokënd.

Të faleminderit shumë. Do të më vinte mirë nëse ju do të vinit në Zagreb si mysafir në emisionin tim. E kam atë shprehinë që ta kthej të mirën.

Dhe kam një përshëndetje për të gjithë miqtë e mi shqiptar në shtetin e pavarur të Kosovës, në Shqipëri, në Kroaci dhe në të gjithë botën.

Le të mbetet miqësia mes popujve tonë dhe mes shteteve tona. Krejt për fund unë do t’i bëjë duart në këtë mënyrë shkaku i dashurisë, e jo të provokoj ndokënd, ju përshëndes të gjithëve.” – është shprehur Bujanec në “BlicInterview”.