Gazetari ‘sfidon’ stuhinë ‘Ciara’, raporton live mes të ftohtit dhe dëborës (VIDEO)

Gazetari sfidon gjithçka në çdo kohë për t’i dhënë audiencës informacionin që i nevojitet, duke vënë në rrezik edhe jetën e tij.

I tillë është edhe rasti i një gazetari, i cili po raporton në një media skoceze.

Mes stuhisë së dëborës Peter Smith duhet të raportojë live për atë që po ndodhte me stuhinë “Ciara”.

Siç tregohet në video, ai e ka të pamundur të flasë për shkak të  motit të keq.

Shikohet i mbuluar nga dëbora, me mikrofonin e ngirë dhe fytyrën e lagur, por pavarësisht kësaj situate ai e çon në fund misionin e tij.

Kjo ka sjellë sensibilizim për të gjithë gazetarët heronj që vënë në rrezik jetën e tyre, por disa ndjekës janë revoltuar duke kanë shkruar: “Po përpiqeni ta vrisni!”

Shqiptarja.com