Genc Prelvukaj emërohet drejtor në institucionin e rëndësishëm, Eni Koçi krenare më shumë se kurrë

Genc Prelvukaj është një ndër reperët më të spikatur të skenës shqiptare. Së fundmi, atë e njohin dhe si partnerin e këngëtares Eni Koçi. Mirëpo, një lajm i mirë vjen nga Genci, ai është emëruar udhëheqës i shoqatës APIK, një shoqatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në Kosovë.

Lajmin të ditur e ka bërë,kompozitori Florent Boshnjaku, i cili e ka shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’  duke shkruar: “Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojmë shumë suksese në vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës së autorit në vendin tonë!”. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Eni, e cila në një postim në ‘InstaStory’ shkruan se është krenare për të.