Gent Cakaj ia bëri bajat me elegancë Ivica Daçiqit edhe në Varshavë

Përplasja midis Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, është përsëritur prapë.

Përgjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit dhe BE-së në Varshavë, Daçiç ka mohuar shtetësinë e Kosovës dhe ka akuzuar atë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

Për më shumë, Daçiç ka thënë se unë kam ndenjur 28 vite në pushtet sepse e kam kuptuar sa e mërzitshme është të qëndrosh ne opozitë.

Daçiç e ka mbyllur fjalen e tij duke thënë se disa të pranishëm duhet ta kuptojnë se diplomacia është edhe filozofi.

Gent Cakaj, ndërkaq, është përgjigjur edhe njëherë fuqishëm por me elegancë. Pasi ka mbaruar fjalën e tij, Cakaj në fund ka thënë edhe disa fjalë për Daçiçin.

Sipas burimeve tona brenda takimit, Cakaj ka thënë se njëmend Daçiç ka pasur 28 vite në pushtet dhe unë kam pasur veç 28 vite në jetë. Për shkak të 28 viteve të Daçiç në pushtet, unë në 28 vitet e mia në jetë unë e kam provuar edhe si është të jesh refugjat.

Sidoqoftë, meqë Daçiç ka tha se diplomacia është edhe filozofi, unë dua t’i them në mënyrë diplomatike diçka filozofike: Të jetosh në të njejtën kohë nuk do të thotë të jetosh në të njejtin shekull. Me fjalën tuaj në këtë mbledhje ju keni dëshmuar se i takoni shekullit 20, ndërkaq, unë me sjelljen time kam provuar se i takoj shekullit 21.