Gjakftohti: Jo vetëm që nuk përzihet në rrahje, por vazhdon të hajë bukë qetësisht (video)

Ky është momenti tronditës që dy klientë sulmuan anëtarët e stafit në një restoranti – ndërsa një burrë u ul me qetësi mes kaosit duke ngrënë patatet e tij dhe pa dashur u bë hit në internet.

Pamjet, që besohet të jenë marrë në Portsmouth, u postuan në Twitter të premtën, rreth orës 4.40 të kohës lokale.

Fillon me një djalë të ri, që sulmon punëtorin e lokalit, i cili nuk qëndron duarkryq dhe fillon t’ja kthejë edhe ai.

Katër burra, të cilët duket se punojnë në këtë lokal, nxitojnë përpara – njëri prej tyre “i armatosur” me një copë enë ushqimi.

Në hyrje të derës, tre të tjerët rrethojnë njeriun që e filloi sulmin, i cili vazhdon të sulmojë dhe të bërtasë, “ejani!” pasi ai grushton dy prej tyre në fytyrë.

Pamjet janë shpërndarë me të madhe në internet, jo për shkak të rrahjes së tyre, por për nga mënyra se si ka reaguar njeriu ulur aty pranë, ku shihet mjaft i qetë.