Gjarpërinjtë detyrojnë presidentin (ish-futbollistin profesionist) të largohet nga zyra

Dy gjarpërinj kanë detyruar presidentin e Liberisë, George Weah të dalë nga zyra dhe të punojë në banesën e tij private.

BBC raporton se dy gjarpërinjtë u gjetën të mërkurën në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vendi zyrtar i punës së presidentit.

I gjithë stafi është larguar nga ndërtesa dhe do rikthehen më 22 prill.

“Ky vendim është marrë për të larguar zvarranikët dhe rrëshqanorët nga ndërtesa,”-tha sekretari për shtyp, Smith Toby. “Ministria e Punëve të Jashtme pret zyrën e presidentit, kështu që bëri një memorandum të brendshëm duke i kërkuar stafit të qëndrojë në shtëpi derisa të pastrojnë ndërtesën.”

Zyra e presidentit është zhvendosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi një zjarr në vitin 2006 e dogji rezidencën presidenciale.

Lini një Përgjigje