Gjashtë policë të lënduar në veri

0
101

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës së bashku me ato të Doganës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

IndeksOnline ka qenë e vetmja media pjesë e operacionit në veri ku ka raportuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet e ndodhura në këtë pjesë.

Të dhënat e fundit të cilat na vijnë nga burimet brenda policisë tregojnë se janë gjashtë zyrtarë policor të lënduar.

Aksioni tani është shpallur i përfunduar.