Gjashtë të lënduar nga aksidenti te Qendra e Studentëve

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të Qendrës së Studentëve.

Në afërsi të Qendrës së Studentëve, përkatësisht në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për klankosova.tv se si pasojë e këtij aksidenti gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore”.

Ahmeti thotë se nga ekzaminimet e para që janë bërë nga njësiti i trafikut, deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos respektimit të semaforit.

“Sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të mos respektimit të semaforit”, deklaroi Ahmeti. /klankosova/