Gjen vajzën që la në jetimore, përballja tronditëse nënë-bijë (Video)

0
328
Kanë qenë 4 histori njerëzore të cilat janë trajtuar në emisionin “Fol me psikologen” të “Gazeta shqiptare” online. Janë 4 gra të cilat pyesin psikologen Ervisa Lula se si mund të veprojnë në momentin më të vështirë të jetës së tyre.
E para është një nënë e cila ka humbur vajzën e saj, por pas vdekjes së të bijës është në konflikt me dhëndrin. Ai nuk pranon që 2 vajzave të mitura t’iu tregojë të vërtetën se nëna e tyre ka vdekur, madje po i mban ato larg gjyshes dhe familjes së nënës së ndjerë.
Një tjetër histori është ajo e një gruaje e cila 10 vite më parë braktisi foshnjën e saj në jetimore, e penduar ka arritur ta gjejë atë, por përballja është tronditëse. Një grua 44-vjeçare nga Kosova pasi nuk ka arritur dot të bëhet nënë, ka birësuar një djalë që sot është 8-vjeç. Ajo është e shqetësuar pasi nuk di si të veprojë për t’i treguar të vërtetën vogëlushit. A është mosha e duhur për t’ia thënë të vërtetën?
A do të lëndohet 8-vjeçari nëse e merr vesh atë? Nëse duhet t’ia thotë të vërtetën, cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë gjë? Historia e fundit lidhet me dhunën në familje. Nëna e 4 fëmijëve thotë se dhunohet nga bashkëshorti i alkoolizuar me të cilin e martuan prindërit, por nuk di si të shpëtojë veten dhe fëmijët e traumatizuar e dhunuar.
Të gjitha këto histori janë analizuar në studio nga psikologia Lula dhe e ftuara e saj psikologia, Oriola Plaku. Psikologet kanë dhënë këshilla për secilën nga gratë të cilat po përballen me ngjarje traumatike e të vështira.