Gjenden dy personat e humbur në Kaçanik – kjo është gjendja e tyre shëndetësore

0
278

Gazeta Online”Reporteri.net”, raportoi për zhdukjen e një femre dhe një mashkulli që ishin zhdukur sot nga ora 14:00 e mesditës në fshatin Shtrazhë të Kaçanikut.

Por ata tashmë janë gjetur.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Nazmi Hasanramaj, kryetar i Klubit Alpin Prishtina.

“I kemi gjetë, jemi duke u kthyer tek baza. Mirë janë me shëndet, e kanë ndezur një zjarrë deri t’i gjen dikush”, ka thënë shkurt ai për Reporteri.net.